• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Rrahje si nëpër filma me karrige e shishe qelqi në një lokal në Kamenicë, publikohet video

nga Bota Press
31 Maj, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Të dielën rreth orës 15:30 në fshatin Rogaqicë të Kamenicës ka ndodhur një rrahje në një lokal, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Sinjali raporton se rrahja ka ndodhur në një kafene që quhet “Pronto”, e cila gjendet në afërsi të xhamisë së fshatit. Në këtë rrahje, janë përdorur edhe mjete të forta. Sipas raportimeve, disa persona e kanë sulmuar viktimën A.S i lindur më 01.05.1983 në Shipashnicë.

Por çka çoi drejt kësaj rrahje?

Gjithçka ka nisur pas një mosmarrëveshjeje mes A.S dhe E.K.Raportohet se personi në fjalë A.S, është rrahur nga dy të dyshuar me karrige druri e me shishe qelqi, derisa ka pësuar edhe lëndime trupore.

Të dielën rreth orës 15:44, Policia u njoftua përmes telefonit nga A.S për këtë sulm.Personat e përfshirë në rrahje raportohet se kanë pasur edhe më herët probleme mes vete.

Në kafene, ishin edhe disa persona tjerë në distancë. Kur dy të lartëpërmendurit kishin nisur mosmarrëveshjen verbale, këta të tjerët i kishin kërkuar të mos flisnin me arsyetimin se “nuk po ua duronin muhabetet”.

Viktimës në këtë rast A.S, i kishin kërkuar që “këto biseda t’i bëjë jashtë kafenesë”.Por, A.S u kishte kthyer përgjigje duke u thënë “mos u përzieni në këtë çështje”.Pas pak minutash, të dyshuarit ishin ngritur nga tavolina për t’iu afruar A.S dhe nisin ta sulmojnë.Përveç që është përdorur karrigia nga druri, rrahja ndodhi edhe me grushte e shqelma.

Si pasojë, sipas burimeve të Sinjalit, viktima A.S në mënyrë që të vetëmbrohet ka tentuar t’i sulmojë edhe ai duke i goditur, mirëpo disa persona tjerë që ishin në kafene, kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Pas këtij momenti, të dyshuarit janë larguar nga lokali dhe kanë dalë jashtë.

Por çka ndodhi pastaj?

Me të dalë nga lokali, të dyshuarit tentojnë ta vazhdojnë rrahjen.

Sipas dëshmitarit F.K, të dyshuarit ia mësyjnë një veture të tyre BMW, dhe nga aty nxjerrin dy shkopinjë të bejsbollit, mirëpo dëshmitari nuk i lejon të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër./Botapress.info/

Tags: rrahje si ne filma

Të ngjashme

Aktuale

Vdes trajneri i njohur i futbollit kosovar

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
Aktuale

A do të preket Kushtetuta me Asociacionin dhe marrëveshjen finale?

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
Aktuale

Ngjarje e rëndë sapo tronditi Prishtinën, ka të vdekur…

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
Aktuale

S’ka kuorum, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Vdes trajneri i njohur i futbollit kosovar
  • A do të preket Kushtetuta me Asociacionin dhe marrëveshjen finale?
  • Ngjarje e rëndë sapo tronditi Prishtinën, ka të vdekur…
  • S’ka kuorum, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike
  • Molotov, dridhje sheshesh, gurë në kokat e policëve- Kosova digjej flakë nga Kurti i dikurshëm kundër Zajednicës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.