Një rrahje mes disa personash ka ndodhur para pak minutash te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, raporton Botapress.
Gazeta ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihen disa persona që kanë ndalur veturat në mes të rrugës dhe janë përfshirë në rrahje. Disa të tjerë shihen duke u munduar që t’i qetësojnë.
Gazeta ka pyetur Policinë për këtë rast, por deri tash s’ka marrë ndonjë konfirmim.