Sot rreth orës 15:30 në fshatin Herticë të Podujevës ka ndodhur një përleshje fizike.Me të marrë informata, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar 3 persona.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në fshatin Herticë të Podujevës.
Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen“, u shpreh Ahmeti.