Një imam në Podujevë është rrahur brutalisht.Pak metra para se të mbërrinte në xhami për namazin e Jacisë, u sulmua fizikisht.
E ata lajmëruan menjëherë policinë dhe ambulancën. Organet e rendit shkuan në vendngjarje dhe pasi hoxha u nis për mjekim, pas hetimeve ata arrestuan tre persona që janë vëllezër me njëri-tjetrin.
Të dyshuar janë B.M 27 vjec, A.M 28 dhe SH.M .25 vjeç, e që njëherit janë vëllezërit e njërit prej personave që gjetën hoxhën e rrahur brutalisht.Ai ka treguar se familjarët e tij kishin tash e një vit probleme me imamin për çështje që ndërlidhen me fenë.
“Kena pas fjalosje kështu me fjalë, ama jo ashtu me eskalu situate. Po hoxha na ka shtye, na ka thanë depsuz, na ka shpif me fjalë, edhe na këtë rast e kena paraqit në Gjykatë dhe jena dalë të pafajshëm. E kam edhe vendimit”, ka thënë vëllai i tre të dyshuarve.
Për rastin ka folur edhe djali i xhaxhait të imamit, i cili ka dhënë detaje edhe për gjendjen e tij.
“Pa hi në operacion, kam fol me të. Nuk e di Ahmet, tha se si jam dalë prej kerri nuk di kurgjë. Tha kush më ka sulmu nuk e di. Ata kishin pas menue me mbytë krejt, se qysh i kanë msha në krye ashtu. Rëndë është se në krye tash me u ba operacion, kogja rëndë është. Ka të thyeme, dorën e ka shti në gips, kamën e shmajtë e ka të lëndume.
Në mungesë të imamit të tyre, besimtarët e fshatit Lupç i Poshtëm, këtë të premte i udhëhoqi imami Besim Gashi, që u dërgua nga Bashkësia Islame në Podujeve.
Ai hydben ia kushtoi hoxhës, me ç’rast dënoj aktin ndaj tij.
Bashkësia Islame në Podujeve mbajtën edhe një mbledhje për të diskutuar lidhur me ngjarjen.