• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Rozeta Hajdari e papërshtatshme, as sekretar në MINT nuk dëshiron të bëhet askush

nga Bota Press
24 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

As dy njerëz bashkë s’kanë mundur t’i bëjnë për pozitën e Sekretarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Pozita e sekretarit ishte hapur më 13 dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo sot Ministria e Punëve të Brendshme është detyruar që t’i ndërpres procedurat e rekrutimit për këtë pozitë, pasi që askush nuk është interesuar që të bëhet pjesë e stafit të Rozeta Hajdarit, e cila e drejton këtë ministri.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që i ka ndërprerë procedurat e rekrutimit për Sekretar të Përgjithshëm të MINT-it.

“Në pajtim me dispozitat ligjore, ndërpritet procedura e rekrutimit me numër RN00010579 e shpallur me datën 13.12.2022 për pozitën sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pasi që nuk janë identifikuar të paktën dy kandidatë që i kanë plotësuar kriteret e konkursit për të vazhduar më tutje në procedurën e rekrutimit”, thuhet në vendimin që e ka siguruar gazeta.

Pozita e sekretarit është vakante që nga fillimi i mandatit të Qeverisë Kurti II dhe deri më tani, ky institucion e ka kryer funksionimin me zëvendësues të sekretarit (emërtimi me Ligjin e ri për Zyrtarët Publikë).

Edhe herën e parë, arsyeja e anulimit të konkursit për pozitën e sekretarit ishte e njëjta, pasi që askush me përgatitje profesionale nuk po e dëshiron këtë pozitë, që është e dyta për nga rëndësia në një ministri.

Krejt kjo ka një arsye, siç ka mësuar gazeta pasi që ministrja Rozeta Hajdari i ka ndërruar disa zëvendësues të sekretarit, sepse me asnjërin nga ta nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët të funksionimit.

Pasi ka marrë detyrën e ministres në mandatin e dytë, zëvendësues të sekretarit e kishte emëruar Irfan Lipovicën, që është drejtor i Departamentit të Integrimeve Evropiane. Lipovecin e kishte zëvendësuar me Arbër Gegajn për disa muaj, por as ky nuk është se gjeti gjuhë të përbashkët me ministren Hajdari.

Tash zëvendësues i sekretarit është emëruar Rexhep Ballaca, që mban pozitën e drejtorit të Zyrës Ligjore pranë MTI-së.

Kjo ministri i ka edhe 7 agjenci dhe që të gjitha i ka me zëvendësues, pasi asnjëri nga ta nuk iu ka nënshtruar konkursit të rekrutimit. /Botapress.info/

Tags: MinistriaRozeta HajdariVV

Të ngjashme

Lajme

Tha se e ka ves bixhozin, Bledi nis provokimet ndaj Luizit: I njeh bastet

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Alarmante: Turqia goditet nga një tërmet tjetër

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Trim Syla para VV-së: Martini i mori në $erbi, i solli në s€li?

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Ja sa vite mbushi sot Agnesa Vuthaj

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Kuvendi merr një vendim që lidhet me Trustin
  • Tha se e ka ves bixhozin, Bledi nis provokimet ndaj Luizit: I njeh bastet
  • Alarmante: Turqia goditet nga një tërmet tjetër
  • Trim Syla para VV-së: Martini i mori në $erbi, i solli në s€li?
  • Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.