Ronaldo nuk e priti mirë zëvendësimin ndaj Koresë, dyshohet se iu drejtua trajnerit: Ik ***

Cristiano Ronaldo ka ‘shpërthyer’, pasi nuk e ka pritur mirë zëvendësimin me Korenë e Jugut. Në momentin që ai është larguar nga fusha i është drejtuar trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos.

“Ke një nxitim k*** të më nxjerrësh nga fusha, ik q***,”- kanë qenë këto fjalët e portugezit, sipas leximit të buzëve që kanë bërë gazetarët.

LEXO EDHE KETE

Ballina e gazetës zvicerane: Rroftë Granit Xhaka

“Një kundërshtar më tha të nxitoja, të dilja me shpejtësi nga fusha. I thashë që ta mbyllte gojën, sepse ai nuk ka autoritet të më drejtohet në këtë mënyrë. Por pavarësisht se çfarë ndodhi, nuk dua polemika. Është furia e lojës, adrenalina e momentit,”- shpjegoi më vonë Ronaldo.

“Ronaldo nuk e kishte me mua, por me kundërshtarin që e nxitoi dhe e ofendoi. Gjithçka absolutisht normale,”- tha Santos.

ngjashme