Gjatë takimit me shumë shitës në libraritë më të mëdha të vendit kuptuam se nga librat shqip këto ditë romani “Dëshirë e djegur” ishte njëri ndër librat më të shitur. Duke parë ketë trend shitësit e librave i kanë kërkuar autorit për numra shtesë të romanit.
Është një vërtetësi e kënaqshme për letërsinë shqiptare, se romani i shkrimtarit të njohur Ramiz Selimi “Dëshirë e djegur”e ka shndërruar në një ndër Bestseller-ët e pasur dhe të frytshëm. Sipas shitësve që nga pandemia ka një ngritje dhe interesim për librin dhe ajo që bie në sy tek të rinjtë romani “Dëshirë e djegur”ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm. Shitësit thonë se nuk janë vetëm autorët e huaj ato që kërkohen, por edhe krijuesit shqiptarë gjithnjë e më tepër po e zgjojnë interesimin e lexuesit.
Kjo arritje është një dëshmi e fortë për fuqinë e fjalës së autorit dhe për ndikimin e thellë që ka pasur tek lexuesit e tij.
Një histori e pasur emocionalisht, një stil letrar i thellë dhe i frymëzuar ka bërë që “Dëshirë e djegur” të arrijë një statut të merituar si Bestseller në trojet shqiptare. Me një sipërfaqe plotë ngjarje dhe karaktere të thella, ky roman ka prekur ndjenjat dhe mendimet e shumë lexuesve. Temat e trajtuara, përfshirë sfidat e jetës. ëndrrat, dëshirat dhe përpjekjet për të kapërcyer pengesat janë bërë thelbësore për shumë lexues që janë identifikuar me to.
Ky sukses i romanit “Dëshirë e djegur” është një shenjë e fuqisë së letërsisë shqiptare dhe e angazhimit të autorëve për të shkruar mbi tema dhe histori që prekin dhe frymëzojnë shoqërinë. Një ndër arsyet për suksesin e këtij romani është aftësia e autorit për të krijuar lidhje të fuqishme me lexuesin.
Ndërkaq ky titulli i bestseller-it për “Dëshirë e djegur” nuk është vetëm një triumf personal për autorin, por është gjithashtu një fitore për letërsinë shqiptare në përgjithësi. Pa dyshim ky roman do të hyjë në historinë e letërsisë si një vepër e veçantë që ka arritur të shkaktojë emocione të ndryshmet tek lexuesi në një rrugëtim të paparë.
Autori i këtij bestseller-i ka sjellë këtë dhuratë të madhe për lexuesin dhe për të gjithë ata që do të lexojnë në të ardhmen. Kjo arritje e fuqishme tregon se letërsia shqiptare ka ende shumë për të ofruar dhe se historia dhe suksesi i këtij romani do t’i inkurajoj edhe autorët tjerë të vazhdojnë të shkruajnë dhe të plotësojnë faqet e mëdha të kulturës sonë.