Mbyllja gjatë Coronës vetëm i shtyu sëmundjet tipike të fëmijëve, sipas ekspertëve. Tani ato po rikthehen sërish me shifra të larta, sepse sistemi imunitar nuk ka mësuar luftimin e disa viruseve.
Shumë të mitur në mbylljet me disa faza gjatë pandemisë së Coronës nuk u sëmurën nga sëmundjet tipike të fëmijëve si fruthi për shembull.
Ndërkohë që vërehet një efekt i vonshëm, është shprehur, Winfried Plötze drejtues për landin i sigurimit shëndetësor gjerman, Barmer për shërbimin evangjelist të shtypit, epd. Dimri i shkuar tregoi, se shumë klinika fëmijësh në Gjermani mbërritën në kufirin e kapaciteteve të tyre për shkak të dyndjes së pacientëve të mitur të sëmurë.