Drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj ka vdekur pas një vetaksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan.
Sipas policisë, drejtuesi kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal në skaj të rrugës
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 01:40 në fshatin Lloqan-Deçan. I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës, por fatkeqësisht aty ka ndërruar jetë.
“Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe bie nё njё kanal nё skaj tё rrugёs. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirëpo aty ka ndërruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar