Avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht lidhur me rastin e vdekjes së Festim Isufi, duke theksuar se rezultatet e hetimeve zyrtare tregojnë se bëhet fjalë për rrethana të natyrës personale.
Përmes një postimi në facebook, Koci ka bërë të ditur se Rina Maloku është vendosur padrejtësisht në qendër të dyshimeve nga një pjesë e opinionit publik pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj.
Sipas tij, hetimet nuk e lidhin në asnjë formë znj. Maloku me këtë rast, duke hedhur poshtë dyshimet që kanë qarkulluar në publik.
Postimi i plotë:
Rina Maloku u vendos padrejtësisht në qendër të dyshimeve në një pjesë të opinionit publik pas vdekjes tragjike së bashkëshortit të saj, Festim Isufi.
Nga rezultatet e hetimeve zyrtare del se rrethanat e kësaj vdekjeje janë të natyrës personale dhe nuk e lidhin znj. Rina Maloku me këtë rast në asnjë formë.
Pas një humbjeje të rëndë personale, znj. Rina Maloku është përballur edhe me një barrë të padrejtë publike.
Kërkoj nga opinioni që të ketë parasysh plagët e rënda shpirtërore që ky rast tragjik i ka lënë, dhe të tregojë kujdes e përgjegjësi në mënyrën se si trajtohet kjo çështje.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar