Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se i kanë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të qeverisë së re.
Pak para se të nisë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, ai tha se do ta mbajnë një mbledhje.
Rexhaj tha se kryeministri në detyrë e ka emrin e kryeparlamentarit.
“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje – mbi bazën e diskutimeve që i kemi pasur në grupin parlamentar – i kemi numrat për ta bërë këtë gjë. Tashti është çështje që i takon edhe kryeministrit, qoftë emri i kryeparlamentarit – se e di që do të më pyesni – qoftë përbërjen e kabinetit qeveritar”, tha ai, duke shtuar se Albin Kurti “do ta shpalosë para qytetarëve në formën më transparente të mundshme”.
Rexhaj tha se nuk kanë marrëveshje me Nismën për koalicion qeveritar.
“Zyrtarisht nuk kemi asgjë. Ata që thonë që kemi, nuk është e vërtetë”.



Të tjera
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori
Aktuale
Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Lajme
Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë