Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe aktivistja Flutura Kusari kanë organizuar konferencë për media për të shprehur shqetësimin rreth procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve të RTK-së dhe KPM-së, raporton Ekonomia Online.
Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së, tha se ky proces është krejtësisht jotransparent nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
“Ka shkuar në mënyrë të tillë që ka pasur mungesë të transparencës dhe për këtë opozita e ka bojkotuar komisionin për RTK-në….Deputetët nuk e kanë pasur kohën e duhur për t’i shqyrtuar dosjen e kandidatëve. AGK kërkon që ky proces të pezullohet dhe të rinis kur të sigurohet që të ketë një proces fer dhe transparent. RTK dhe KPM janë kruciale për lirinë e medias në Kosovë dhe ne dëshirojmë më mirë që të ketë vonesë për anëtarët e bordeve.. Koha në të cilën janë ftuar kandidatët për intervistë ka qenë e kufizuar dhe iu ka pamundësuar që të përgatiten për intervistat që nisin sot. Njëri nga kandidatët është ftuar mbrëmë në orën 9:24 për intervistën sot dhe është një praktikë e cila nuk duhet ndjekur”, tha ai
Ndërsa, Mexhide Mexhide Demolli – drejtore ekzekutive në Lëvizja FOL, deklaroi se ajo se çfarë kanë parë të martën në mbledhjen e Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së është krejt e kundërta nga praktikat e kaluara.
“Ajo çfarë kemi parë dje është krejt e kundërta nga ajo praktikë që është zhvilluar në të kaluarën”, ka thënë ajo



Të tjera
Aktuale
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë