Revoltohet 77-vjeçari në protestë: Unë si plak kam me i pri këtij populli për ta përmbys këtë qeveri kriminale

Një qytetarë protestues i moshës 77-vjeçare është revoltuar me Qeverinë nën udhëheqjen e Albin Kurtit, pasi policia arrestoi një të moshuar teka po protestonte para KEDS, me një thirrje të vetme, atë për kundërshtimin edhe të një tjetër rritje të çmimit të faturës së energjisë elektrike, për të cilën tashmë kërkesë ka bërë KESCO, raporton Ekonomia Online.

I nervozuar, qytetari e ka quajtur Qeverinë kriminele, duke shtuar se një qeveri e kryeministër që ik nga populli i saj, nuk e meritojnë të qeverisë.

E për këtë ai është betuar se si një 70-vjeçar do t’i prijë popullit për ta përmbysur qeverinë aktuale.

“Një qeveri që tutet prej popullit, një qeveri që e qet policinë, ajo është qeveri kriminale, është qeveri e cila sa do më parë duhet me ik. Qeveri kriminale e qeveri antishqiptare. Qeveri kriminale i ka lënduar me qindra policë, që sot këta fëmijët tanë të mjerë e kapin prindërit e tyre pse kundërshton shtrenjtimin e rrymës. Unë plak 70-vjeçar kam me i pri këtij populli për ta përmbys këtë qeveri, qeveri kriminale. Ai kryeministër që ik prej popullit nuk është kryeministër i popullit të Kosovës”, tha ai.

Të tjera

Lajme Sport

Kosova parakalon në Lojërat Olimpike dimërore

Garuesit nga Kosova kanë parakaluar në

Showbiz

Alba merr vendim të pazakontë , kërkon të mbulohet

Alba Pollozhani ka befasuar me vendimin