Mot kryesisht me diell pritet të mbajë gjatë fundjavës në vend, derisa nga java e ardhshme priten reshje shiu e në zona malore edhe borë. Fjolla bore mund të bien edhe në pjesë më të larta të Prishtinës, sidomos orëve të mëngjesit nëse temperaturat zbresin fare pranë 0C.
Të shtunën orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave të pakta lokale. Në zona malore, më vonë, me pak gjasa për ndonjë rigë shiu, sipas “Mendimi për motin”.
“Mot edhe më i ngrohtë parashihet ditën e hënë, me maksimale deri në 28C e 29C. Fillojnë të kalojnë më shumë vransira, sidomos ditën e martë, kur edhe temperaturat pësojnë një rënie deri në 22C e 24C. Të mërkurën priten kushte për të reshura shiu, me një rënie të temperaturave deri në 15C e 18C. Erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi frynë ditën e hënë dhe të martë, e të mërkurën ndryshon drejtimin në veriore e verilindore”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të javës pritet ndryshim i motit, ku priten reshje shiu e bore.
“Temperaturat pësojnë rënie të theksuar edhe nën vlera mesatare, deri në 8C e 10C, maksimalet, ndërsa minimalet deri në 2C e 3C. Paraqiten kushte për reshje të bollshme shiu, derisa viseve malore edhe për reshje dëbore. Fjolla bore mund të bien edhe në pjesë më të larta të Prishtinës, sidomos orëve të mëngjesit nëse temperaturat zbresin fare pranë 0C”, thuhet në njoftim.
Nga fundjava e ardhshme temperaturat rriten përreth mesatareve, deri në 16C e 18C, derisa të reshurat e shiut mbeten të mundshme edhe në javën e fundit të prillit pas datës 22.
Të reshura bore në Prishtinë ka pasur para dy vitesh, në vitin 2022, më 20 prill.