Bora ka filluar të bjerë nëpër pjesë të Evropës Qendrore, ndërsa një front i ajrit të ftohtë polar ka përfshirë kontinentin.
Në Belgjikë, shiu i dendur dhe erërat e forta u ngrinë, duke formuar një shtresë bore në majat pranë Signal de Botrange.
Instituti Mbretëror Meteorologjik i Belgjikës ka lëshuar një paralajmërim për akull dhe borë në provincat Hainaut, Liege, Luksemburg dhe Namur, pasi temperaturat kanë rënë rreth dhe nën zero gradë.
Bëhet e ditur se reshje bore priten edhe në majat e Ardeneve, ndonëse shtresa do të jetë e lehtë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Në Austri shoferët e kamionëve janë detyruar t’i pajisin automjetet e tyre me zinxhirë bore, pasi rrugët mbeten të akullta pas reshjeve gjatë natës.
Edhe shoferët në Poloni u këshilluan të vendosnin gomat e tyre të dimrit, pasi erërat dërguan reshje bore në rajonet jugore dhe veriperëndimore të vendit.
Meteorologët thonë se temperaturat mund të ulen 10-15 gradë nën zero në Tatra gjatë fundjavës së ardhshme.
Ndërkohë, temperaturat në Republikën Çeke ranë deri në 10 gradë pas reshjeve të borës në vendet me lartësi mbi 400 metra.
Instituti Hidrometeorologjik Çek njoftoi se në lindje të vendit mund të bjerë deri në 12 centimetra borë.
Ndryshe, në Danimarkë reshjet çuan në rrugë të rrëshqitshme, duke shkaktuar një aksident në autostradën midis dy qyteteve Nyborg dhe Odense.
Të tjera
Aktuale Lajme
Deklarimi i pasurisë nga politikanët: Kush u pasurua e kush jo?
Çdo vit, Agjencia për
Aktuale
Vatikani: Papa Françesku është varrosur
Papa Françesku është varrosur
Aktuale
Gërxhaliu: Kur i sheh pensionet e pagat, e kupton se ku është Kosova
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, kritikoi