Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se ajo karrierën e saj politike e ka filluar si e re në LDK.
E ftuar në Pressing në T7, Reshitaj, ka thënë se ajo asnjëherë s’e ka zgjedhur rehatinë politike, por, integritetin.
‘’Unë si një e re, si shumë të rinj e të reja në vendin tonë, i kam filluar para luftës, në LDK, në forumin rinor, dhe në forumin e gruas në degën e Suharekës. Unë kam qenë pjesë e Elena Gjikës, që ka qenë forum letrar. Duke qenë studente e mjekësisë, kam qenë edhe në pjesën e projekteve për trajtimin e të rinjve me sjellje delikuente ata që përdornin drogën. Pra që atëherë kam qenë pjesë e aktivitetit politik, pastaj kam vazhduar studimet dhe kam ndërprerë aktivitetin politik. Jam punësuar, dhe më pastaj jam kthyer të politika. Asnjëherë në jetën time, s’e kam zgjedhur rehatinë politike personale timen, gjithmonë kam ruajtur integritetin politik’’, ka thënë ajo



Të tjera
Aktuale
Mbështetje masive për fushatën e Presidentes Osmani në Prishtinë, Klinë, Deçan, Junik dhe Pejë
Fushata zgjedhore fushata e LDK-së me
Ekskluzive Lajme
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagjerë – Pamje kur turistët u hodhën në det për të shpëtuar
Momente tmerri përjetuan 148 pasagjerë në
Aktuale Lajme
Reshitaj flet për angazhimin e saj dhe garimin në listën e LDK’së
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike