Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, është shfaqur si “rezervisti kryesor” në fotografitë e publikuara dje nga Ministria e Mbrojtjes. Bashkëshorti i Presidentes Osmani, vazhdon të jetë fytyra kryesore e “revolucionit të 14 shkurtit”. Ai është kryesori në parada ushtarake, ai është kryesore në tribuna ku luan Kombëtarja e Kosovës e në të njëjtën kohë udhëheq me Ambasadën tonë në Maqedoni, shkruan Gazeta Express.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar fotografi nga angazhimi i ushtarakëve rezervistë të FSK-së, ku bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu është shfaqur në qendër të fotografive.
Zotëriu i parë ishte kritikuar edhe për protagonizmin e treguar në ushtrimin “Defender Europe 21” në qershor të këtij viti ku ai ishte shfaqur në fotografitë i uniformuar dhe duke testuar armët edhe pse s’kishte pasur urdhër për mobilizim për trupat rezervë ku bën pjesë Sadriu.
https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/4460560070691944



