Sipas një raporti të Reporterëve pa Kufij, 488 gazetarë janë burgosur gjatë këtij viti ndërsa 46 janë vrarë.
Rritja e tyre alarmante prej 20% në një vit i detyrohet “kryesisht tre vendeve”, Mianmarit , Bjellorusisë dhe Kinës, ku ligji i sigurisë kombëtare në Hong Kong ka shkaktuar një rritje masive të gazetarëve të burgosur.
Gjithashtu “asnjëherë më parë RSF nuk ka regjistruar një numër kaq të madh grash” në mesin e gazetarëve të burgosur- 60.
Megjithëse burrat vazhdojnë të përbëjnë shumicën dërrmuese të gazetarëve të burgosur në mbarë botën (87.7%), më shumë gra (17) janë burgosur në Bjellorusi sesa homologët e tyre meshkuj (15). Në Mianmar ku ushtria mori pushtetin në një grusht shteti, numri i gazetarëve është rritur në 53, nga vetëm dy një vit më parë, shkruan abcnews.al
Pesë vendet ku janë burgosur më shumë gazetarë më 1 dhjetor janë Kina (127), Mianmari (53), Vietnami (43), Bjellorusia (32) dhe Arabia Saudite (31). Megjithatë, numri i gazetarëve dhe profesionistëve të medias të vrarë – 46 persona është më i ulëti që është regjistruar në 20 vite, thekson organizata.
Shumica e vdekjeve ishin vrasje të synuara: “65% e viktimave u shënjestruan dhe u vranë qëllimisht.
Vendet më të rrezikshme
Meksika dhe Afganistani mbetën dy vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, me 7 dhe 6 të viktima respektivisht. Në këtë listë makabre, në vendin e tretë është Jemeni dhe India, me nga 4 të vrarë. Gjithashtu 65 gazetarë dhe bashkëpunëtorë të medias mbahen peng, dy më shumë se vitin e kaluar.