Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi kosovar Skivi ka lajmëruar se ka ndërruar jetë gjyshja e tij.“Pusho ne paqe Gjyshe ????.” ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet së bashku krah për krah me gjyshen e tij.
Skivi ishte pjese e labelit “Babastars”, por tash e sa kohë është ndarë nga ky grup, duke vazhduar karrierën e tij vetëm.
Ka kohë që nuk e kemi parë aktiv me prurje të reja muzikore, por të ardhmes nuk i dihet dhe ai ende nuk ka zbuluar ndonjë detaj nëse është duke përgatitur këngë të reja.