Real Madrid është nikoqir i Barcelonës në kuadër të gjysmëfinales së parë në Kupën e Mbretit për edicionin 2022/23.
Si “Los Blancos” ashtu edhe katalunasit do të kërkojnë rezultat pozitiv në “Santiago Bernabeu” me shpresën që të kenë avantazhin për ndeshjen kthyese, duke dëshiruar t’i afrohen gjithnjë e më shumë finales.
Formacionet e zgjedhura nga trajneri Carlo Ancelotti, respektivisht Xavi Hernandez i Barcelonës tashmë janë bërë publike.
Real Madrid si gjithnjë vazhdon me formacionin klasik 4-3-3, ku Fede Valverde luan në krahun e djathtë të sulmit.
Formacioni i Realit (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.
Kurse, Cavi Hernandez në këtë sfidë është pa plot yje si Pedri, Robert Leëandoëski që mungojnë shkaku i lëndimeve.
Formacioni i Barcelonës (4-2-3-1) :Ter Stegen; Balde, Araujo, Kounde, Alonso; Busquets, Kessie; De Jong, Gavi, Raphinha, Torres.
Kujtojmë, përballja do të nis në ora 21:00.