Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me autizëm pasi u largua nga shkolla ‘Elena Gjika’, në Prishtinë, transmeton Gazeta Botapress.
Në një postim në Facebook Nagavci, tha se ka angazhuar kolegët në MASHT për të analizuar rastin dhe sipas saj në bazë të gjetjeve do të ndërmarrin masat.
“Ne, edhe këtë vit tashmë kemi ndarë mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve dhe Komuna e Prishtinës është një prej komunave që ka pranuar të gjitha informatat për të shpallur konkursin për punësimin e 15 asistentëve, këtë vit. I bëj thirrje Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera të cilave u kemi alokuar mjetet, që të shpallin konkurset dhe të punësojnë asistentet, të cilët duhet t’i angazhojnë në shkolla, për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje”.
Më poshtë keni reagimin e saj. /Botapress.info/