Në Gjykatën Speciale, të hënën ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). E teksa prokurori filloi t’i zbulonte “dosjet” për Hashim Thaçin, përmendi komunikatën 59, të cilën Thaçi kishte refuzuar ta ketë nënshkruar – madje kishte thënë se nuk ishte e UÇK-së.
Por, Specialja rikujtoi deklarata të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimin të cilët asokohe “demantonin” Thaçin.
Në lidhje me ketë ka reaguar Fadil Geci, pasi në komunikatën 59 ishte përmendur edhe emri i vëllait të tij, Ganit Geci.
Prokuroria përmend komunikatën që kërkonte vrasjen e Gani Gecit
“EDHE NË HAGË REXHEP SELIMI E JAKUP KRASNIQI E PASKAN THËNË TË VERTETËN PËR KUMUNIKATËN NR. 59”.
“Ata të cilët nuk kishin histori dhe donin të krijonin “histori të rrejshme” mbi historinë e familjes sonë duke njollosur familjen tonë, vëllain tonë për të ardhur në pushtet në emër të Marksizmit dhe te Leninizmit dhe në emër të LPK-së”, ka thënë Geci në një postim në Facebook.
Autorët e komunikatës 59’s, ai i ka cilësuar si marksistë-lenistë, duke akuzuar se ishin të orientuar kah Kremlini.
“Ne familja jonë e kemi theksuar që 24 vite që do rrotullojmë çdo guri, do trokasim çdo dere për t’i demaskuar fundërrinat pa histori që donin te krijonin histori të rrejshme mbi kurrizin e atyre që historia i njeh me shekuj si familje atdhetaresh e patriotike në të gjitha kohërat të cilat kalonte populli ynë në luftëra kundër okupatoreve sllavo-rus dhe perendorisë osmane”, ka thënë ai ndër tjerash.
Geci tregoi se kënd e kishte për qëllim ajo komunikatë.
“Komunikata 59 e shtabit te LPK-se është bërë me qellim te eliminimit fizik te vëllait tonë Gani Geci dhe njollosjen e familjes tonë duke dashur te na fusin ne rendin e kolaborocionistve për te qenë këta të cekurit të lirë, të manipulojnë në Drenicë si te duan ata për epshet e tyre dhe “idealit” marksist-leninist te orientuar nga Kremlini”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, në vitin 2020-të, Gani Geci ishte intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
“Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës sot kam përfunduar intervistiminn pranë Dhomave të Specializuara të Gjyaktës Speciale”, ka thënë Geci në një video të postuar në facebook.
Ai kishte shkruar se cilët persona duhet të frikësohen nga dëshmia e tij.
“Jam marrë në pyetje plotë 20 orë, nga dëshmia ime mund të frikësohet ata që kanë shkruar komunikatën numër 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vritet Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, të tjetër nuk kanë nevojë të friikësohen” ka thënë Geci.
Ai tutje ka shtuar se në këtë Gjykatë nuk ka rëndësi se në çfarë cilësie ftohesh.
“Nuk është me rëndësi në këtë në gjykatë se në çfarë cilësie merresh në pyetje, prandaj plotë 20 orë të gjitha pyetjeve ju kam përgjigjur, dhe mendoj se komunikata 59 do të zbardhet kësaj radhe sepse pas kësaj Gjykatë nuk do të merrem më më ketë çështje, të gjithë atyre që lirohen ose nuk merret gjykata me ta unë do të ju jap dorën”, kishte thënë Geci.