Reagimi i Kylian Mbappe pasi Harry Kane humbi një penallti në minutën e 85-të në çerekfinalen e Kupës së Botës “Katar 2022” mes Francës dhe Anglisë po bëhet virale, pasi sulmuesi francez ka bërë një qeshje ironike të pamëshirshme.
Skuadra e Gareth Southgate regjistroi fitore ndaj Iranit, Uellsit dhe Senegalit përpara përballjes së tyre kundër kampionëve në fuqi të botës, Francës, por Tre Luanët u eliminuan nga turneu në një mënyrë zemërthyese.
Aurelien Tchouameni shënoi golin e tij të parë konkurrues për Francën për t’i dhënë kampionëve në fuqi të botës një epërsi të merituar.
Më pas, në fillim të pjesës së dytë, Tchouameni kaloi nga “hero në zero” kur gjyqtari Wilton Sampaio tregoi me gisht nga pika e bardh, pasi mesfushori 22-vjeçar bëri ndërhyrje ndaj Bukayo Saka dhe Kane u tregua i saktë duke barazuar rezultatin.
Anglia arriti të fitonte terren menjëherë pas golit, pasi krijuan disa raste, por përkundër ecurisë së lojës, golashënuesi rekord i Francës, Olivier Giroud, kaloi Les Bleus në avantazh në 2-1.
Megjithatë, shtatë minuta pas golit të Giroud, Theo Hernandez bëri një nderhyje të palejuar ndaj Mason Mount dhe u akordua një tjetër penallti.
Golashënuesi rekord i Anglisë, Kane, do vendosej ta godiste përsëri penalltinë, por kësaj radhe topin e dërgoi mbi traversë.
Pak çaste më vonë kamerat u drejtuan drejt Mbappes, i cili reagoi duke qeshur brutalisht për penalltinë e humbur dhe ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.
Për të qenë i drejtë me Mbappen, ai ishte një nga lojtarët e parë të Francës që ngushëlloi Kanen pas përfundimit të ndeshjes. /Botapress.info/