Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë mesnatës pranë ambienteve të Top Channel.
Rama tha se agresioni kriminal ndaj televizionit kombëtar duhet të marrë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.
Detaje të reja nga vrasja në Top Channel: Gjenden 25 gëzhoja të kallashnikovit
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.