Policia ka intervenuar sot në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi u njoftua në lidhje me një rast të vdekjes, ku një 41-vjeçar që ishte i shtrirë që disa ditë në këtë qendër ndërroi jetë sot. Sinjali raportoi sit se viktima dyshohet se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale dhe pas përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në spital.
Skandali i kirurgëve në Vushtrri, “përgjegjësi duhet të japë spitali dhe SHSKUK-së”
Ky rast ka tronditur familjes Smajlaj nga Prizreni, që po prisnin që gjendja e Arbenit të përmirësohej dhe të kthehej në shtëpi shëndosh e mirë. Por fatkeqësisht ai nuk mbijetoi, përkundër intervenimeve të mjekëve në repartin intensiv.
“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”.