Ambasada amerikane në Kosovë ka komentuar vendimin e KQZ-së për të moscertifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në procesin demokratik.
Këtë, sipas ambasadës e ka bërë edhe dje e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, e cila ka informuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për qëndrimin e qartë të Shteteve të Bashkuara lidhur me certifikimin e kandidatëve.
“E Ngarkuara me Punë Prattipati e bëri të qartë qëndrimin e SHBA-së për certifikimin e zgjedhjeve pas takimit të saj me Kryeministrin në Përgjegjësi Kurti dje: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces,” thuhet në deklaratën e ambasadës për Klankosova.tv.
Ambasada gjithashtu ka theksuar besimin e saj në institucionet e Kosovës dhe në kapacitetin e mekanizmave vendorë për të garantuar një proces certifikimi që është i lirë nga ndikimi politik.
“Ne vazhdojmë të besojmë në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi. Komentet nga udhëheqësit politikë që e politizojnë më tej këtë proces janë të padobishme dhe dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës,” përfundon reagimi i ambasadës.



Të tjera
Aktuale
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë
Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot