AGK-ja dënon sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj që shkoi për të raportuar për rastin e foshnjës
Ekipi i televizionit Klan Kosova është sulmuar sot në Prelez të Muhaxherëve të Ferizajt ku shkoi për të raportuar për rastin e vdekjes së foshnjës së posalindur ku dyshohet se nëna e ka privuar nga jeta.
Nga pamjet shihet një person duke sulmuar kameramanin me një shkop, ndërsa Klani tha se ka thyer kamerën e tyre.
Për këtë rast ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili tha se dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Klan Kosova.
“Në videon e publikuar, shihet një person që sulmon kameramanin Arben Restelica me një shkop në shpinë. Gazetarja Qëndresa Tërshani bashkë me kameramanin e kanë paraqitur rastin në polici. Restelica ishte duke xhiruar një ambient publik kur u sulmua, Një akt i tillë është i papranueshëm, vë në rrezik sigurinë fizike të gazetarëve dhe pengon punën e lirë të tyre dhe mediave. AGK-ja fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të ndërmarrë masa të menjëhershme për identifikim dhe arrestimin e sulmuesit dhe vënien e drejtësisë për këtë rast”, tha AGK në reagim.



Të tjera
Aktuale
Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
Me një fjalim të mbushur me
Aktuale
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur
“Ne do ta bëjmë shtetin krah
Lajme
Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike