Rasti i 65-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë, është rikualifikuar nga “Vdekje e dyshimtë” në “Vrasje e rëndë”. Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast, është arrestuar një i dyshuar, Xh.N, i moshës 43-vjeçare.
65-vjeçari, S.M., ishte gjetur pa shenja jete më 12 gusht, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë. Rasti ishte kualifikuar si vdekje e dyshimtë, mirëpo më pas i është bërë autopsia dhe si rrjedhojë e hetimeve, është arrestuar personi i dyshuar.
Policia ka njoftuar se në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.
Ndërkaq, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, derisa rasti nga “Vdekje e dyshimtë” është rikualifikuar në veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë
Mitrovicë, 14 gusht 2023
Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”