Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn. Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën pak orë pasi kishte lindur në tualetin e emergjencës, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Rasti raportohet se ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.
Sipas informacioneve, vajza e re F.M. rreth 20 vjeçare dyshohet se ka lindur foshnjën brenda tualetit të emergjencës, ndërsa foshnja është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Burimet bëjnë të ditur se stafi mjekësor ka intervenuar menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë foshnjës, por gjendja e saj ka qenë kritike që nga fillimi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate, më 6 maj 2026.
Pas rastit, Policia Rajonale e Hetimeve ka njoftuar menjëherë Prokurorinë dhe në koordinim me organet kompetente janë ndërmarrë veprimet hetimore në emergjencën e Ferizajt.
Me urdhër të Prokurorisë është iniciuar rast penal “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë, e dyshuara vazhdon të mbetet nën trajtim në Spitalin Gjinekologjik të Ferizajt për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie janë në vazhdim.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar