Eshtë ministër i Ministrisë së Kthimit dhe i Komuniteteve, që nënkupton se prioritet ka minoritet, me theks të veçantë minoritetin serb. Por duket se Nenad Rashiq, ministër i Kabinetit qeveritar të Albin Kurtit ka “zero” ndikim te serbët e Veriut të Kosovës, shkruan Botapress.
Kjo më së miri shihet në votimet e sotme që po mbahen në Veri të Kosovës ku serbët e katër komunave veriore po e bojkotojnë në tërësi votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të të komunave veriore të Kosovës.
Sipas të dhënave nga KQZ deri më tash janë vetëm rreth 200 serbë që kanë marrë pjesë në këtë votim, ndërsa në Zvecan asnjë votues nuk ka dalë në votim.
Ky proces votimi mund të shpallet i dështuar që nënkupton se kryetarët shqiptarë do të vazhdojnë mandatin e tyre deri në fund ndërkaq procesi i sotëm i votimin në veri tregon se Nenad Rashiq është veç një ministër i emëruar pa kurrfarë ndikimi te serbët e veriut.
Mbase mund të quhet ministër “kukull” apo “serb i ndershëm” që nuk ka përkrahjen e komunitetit serb që i takon, shkruan Botapress.