Anita Haradinaj ka folur për shëndetin e bashkëshortit të saj, ish kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke sqaruar se ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Ajo tha se është kontaktuar nga shumë familjarë e miq të shqetësuar, por theksoi se nuk ka asnjë problem shëndetësor.
“Jo, s’ka asnjë problem. Gëzon shëndet të plotë. Ka humbur peshë sepse ka pasur plan të ngjitet në një maje shumë të lartë diku në botë. E di që për të ecur duhet të jetë me peshë më të vogël. Dietë e zakonshme. Me mu s’mu, Ramushi? S’kisha qesh kështu. M’u kish ni zani sa atje t’u kajtë”, u shpreh Anita në “Weekend”.
Anita foli edhe për mungesën e tij në jetën familjare për shkak të angazhimeve politike ndër vite, duke thënë se shpesh e ka ndjerë mungesën e tij në momentet e përditshme me fëmijët.
Megjithatë, ajo theksoi se Ramushi mbetet një figurë shumë aktive dhe se historia do ta mbajë mend për rolin e tij politik.
“Planet nuk ia di, por e di që më në fund e bona një burrë. Deri sot e kam nda me të tjerët, tash ka me mbajt veç për veti. Më ka mungu në gjithçka. Secili gura mundet ta kuptojë drejt, e dimë sa e vështirë është më rritë fëmijë, me i çu te mjeku, në pushime, në mbledhje. Në secilin element të jetës më ka mungu. Në drekën nuk e kemi hangar kurrë bashkë. Në deti s’ka ardh kurrë me neve. Ai prap s’rrin. Diçka ka me bo. Ramushi është shumë aktiv. Kurgjo mos boft del në mal hec. Më bëhet qejfi që e ka përmbyll mirë. Është një figurë politike që historia do ta mbajë mend. Ka lënë gjurmë, edhe që nuk do të harrohet ndër breza, pavarësisht se çfarë thonë komentuesit”, tha Anita.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar