Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me situatën e krijuar në veri.
Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kthyer në rob lufte forcat policore të Kosovës të cilat po qëndrojnë në veri të vendit.
“Ai i ka marrë e i ka bë policinë si rob lufte. Këtë ja ka bë kryeministri. Në vend se me e pasë një plan operativ ndryshe, vendosi do tenda vendose një kamp, prej atje e monitoron situatën”, ka deklaruar ai.
Tutje, Haradinaj e ka parë veprimin operacional të Kurtit për dërgimin e Njësitit Special të forcave të policisë së Kosovës në veri si të njëanshëm për nga aspekti i konsultimit.