Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenasin” ka akuzuar kundërkandidatin e tij Ramiz Lladrovcin, se ka përfituar nga fondet e luftës dhe nga vet emri i vëllait të tij, Fehmi Lladrvocit.
I ftuar në emisionin “CONTEXT”, ai tha se nga kjo madje ai është bërë edhe milioner. “Gjykatësi i ka kërkuar Ramiz Lladrovict që të ia dorëzoj ndonjë dokument që e vërteton që është vëllai i Fehmi Lladrovcit. Fehmi Lladrovci nuk është i Ramiz Lladrovcit ai është i të gjithë Kosovës, është i imi i juaji dhe duhet ta ruajmë e ky (Ramiz Lladrovci) është duke e keqpërdor.
Ai e ka pranuar që e ka përsëritur vitin, ka ngelur, si bëhet ambasador në kushte normale një njeri që e ka humbur vitin, bëhet sepse ka përfituar nga lufta, si bëhet milioner një njeri që deklaron që ka punuar në Gjermani dhe nuk i dihet pasuria nga e ka marrë, ai ka përfituar saktë prej fondeve të luftës nga emri i Fehmi Lladrovicit,” – u shpreh Drenori./Botapress.info/