Analisti dhe studiuesi Shkodran Ramadani, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, flet për frazën e pëdorur shpesh se ‘Kosova është shkatërruar për 20 vjet’.
Duke iu referuar aksionit për reciprocitetin e targave dhe ROSU-së si një histori me të cilën krenohet shteti i Kosovës, Ramadani përmend kronologjinë e ndërtimit të këtij institucioni të sigurisë, si një shembull të kundërt të asaj se ‘Kosova është shkatërruar qe 20 vjet’.
Postimi i plotë:
Kjo storie suksesi nuk nise ne 6 muajt e fundit. Kosova ne vitin 1999 jo qe nuk ka pasur polici, por nuk ka leshu as leternjoftima. Mirepo ne fund te 1999, ne marreveshjen per transformimin e UÇK-se, bashke me themelimin e TMK-se perfshihet edhe themelimi i Sherbimit Policor te Kosoves, i perbere kryesisht nga ish-ushtare te UÇK-se.
E, perkunder pengesave te shumta dhe kundershtareve te ashper brenda dhe jashte vendit, qe nga atehere ky institucion ka evolu ne nje polici qe per nga cilesia konkurron jo vetem me rajonin, por edhe ne nivel nderkombetar.
Kjo polici dikur nuk ka pasur as Toki-Voki. Sot eshte kompakte, funksionale dhe nder institucionet me te besueshme ne Kosove. E njejta vlen edhe per Ushtrine e Kosoves. Nga TMK-ja, ajo evoluoi ne FSK dhe qe nga viti 2018 e ka zgjeruar rolin e saj dhe eshte rruges per t’u bere ushtri normale me autoritet te plote.
Historia e policise se Kosoves nuk fillon dje dhe as me Xhelal Sveçlen e Albin Kurtin. Fillon shume me heret dhe qe ajo te jete ne kete nivel eshte dashur shume sakrifice. Nderkohe dikujt i jane dashur 20 vjet per ta kuptuar kete fakt. Por ndashte, kete here eshte me mire vone se kurre.