Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se që nga sot Lëvizja Vetëvendosje mban shumëfish më shumë përgjegjësi, dhe se kjo, sipas tij, është reflektuar qartë në fjalën e ish-Kryetarit të Kuvendit.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, Ramabaja tha se pas moszgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, janë rritur apetitet politike. Ai ka shprehur qëndrimin se Fatmir Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës, që sipas tij e ka argumentuar edhe në një postim në Facebook.
“Mos zgjedhja e tij si Kryetar i Kuvendit mund të na sjellë në një situatë siç është,” ka thënë Ramabaja.
Ai ka ngritur pyetje mbi mënyrën se si është negociuar dhe si janë rritur apetitet jo vetëm të njërës palë, por edhe të palës tjetër, duke përmendur deputetin e minoriteteve, Veton Berisha.
Në RTVDukagjini, Ramabaja e përsëriti edhe një herë se Vetëvendosje që nga sot ka shumëfish më shumë përgjegjësi.
“Dhe ajo përgjegjësi është reflektuar qartë në fjalën e ish Kryetarit të Kuvendit, u shpreh Ramabaja.



Të tjera
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori
Aktuale
Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Lajme
Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë