Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, po përballen për herë të parë me njëri-tjetrin para zgjedhjeve të 14 nëntorit.
Gjatë debatit, Rama i tha Vitisë që ndjen dhembshuri për të, për situatën në të cilën thotë se ndodhet, pasi që u largua nga posti i kryetarit të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u bërë kandidati i VV-së për Prishtinë, pasi që nuk kishte kuadro të tjera.
“Kam shumë më shumë përparësi, se jam i profesionit, urbanist arkitekt. Jeni të stresuar ju, keni qenë në ministri. Po më dhimbeni qe jeni në këtë situatë”, i tha ai në debatin në KlanKosova