Dhuna ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestë është bërë temë diskutimi dhe samitin BE – Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Qindra gazetarët e huaj që kanë mbërritur në kryeqytet për të përcjellë samitin, kanë raportuar dhe për dhunën që ndodhi disa qindra metra larg tyre, ndaj një lideri politik.
I riu e goditi me grusht, Berisha: Lirojeni atë fatkeq, autori i vertetë është i ulur në samit
Vetë kryeminstri Edi rama ka reaguar për incidentin, duke dënuar dhunën dhe kërkuar hetim për ngjarjen.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, shkruhet në reagimin e përcjellë nga zyra për shtyp e Kryeminstrisë./Botapress.info/