Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka prezantuar përmes një video rrugëtimin e tij jetësor dhe arsyet pse ka vendosur t’i hyjë garës për ta drejtuar kryeqytetin.
Rama, një arkitekt me famë botërore dhe me përvojë në shumë projekte të mëdha nëpër botë, synon që përvojën e tij profesionale, ta implementojë edhe në Prishtinë.
Përparim Rama, përmes kësaj video, prezantoi pikat kryesore të cilat dëshiron t’i përmbushë në qytetin ku u lind dhe u rrit deri në moshën 16 vjeçare.
Rregullimi i problemit të trafikut, hapësira për këmbësorët, ngjarjet kulturore, sisteme rekreative për të rinjtë, sistem të mirëfilltë shëndetësor dhe arsimor, janë pjesë të misionit të Përparim Ramës, për kryeqytetin tonë. Rama synon që Prishtinën ta bëjë kryeqytet me karakter unik në botë.
Ky është misioni i Përparim Ramës:
Unë jam Përparim Rama. I lindun këtu, në Prishtinë, në nji familje me prindë të dashun, kreativë e punëtorë. Këtu jam shkollu deri në vitin e dytë të shkollës së mesme.
Këtu e kam grahë bicikletën e parë, kam lujtë me shokë e jam kthy tu nga në shpi me i ndigju tregimet e gjyshes.
Si 16-vjeçar kam dalë në Londër, ku i vazhdova studimet për arkitekturë.
Si arkitekt e urbanist kam konceptu, e kam drejtu projekte të randësishme në shumë vende të botës, të cilat më kanë sjellë mirënjohje ndërkombëtare.
Sot, po kandidoj për kryetar të Prishtinës sepse du me i pru përvojat e mia në vendin tem;
E me e kthy shpresën se qyteti dhe zonat rurale munden me u vu në shërbimin e banorëve, tu ia ndryshu hierarkinë:
🚶 Kambësorët të parët,
🚴♂️Bicikletat e trotinetet, bashkë me trafiku urban të dytët,
🚗kurse kerret të fundit.
Prishtinës i duhen shtu hapësirat për ma shumë ngjarje kulturore, artistike e sportive, që ia gjallnojnë qytetit shpirtin kreativ që ka.
Duhemi me e pasë nji Prishtinë më të ndriçume, shumë ma të pastër e më të gjelbërt.
Të ndërtojmë duke u kujdesë me ia kthy natyrën jetës, e me rivendosë baraspeshën e humbun.
Sistemin shëndetësor do ta mbështesim në maksimum, në sistemin arsimor, mësimëdhanësit të mos i kenë ma klasat e stërmbushuna; fëmijët të kenë kopshte afër vendbanimit, dhe shkolla me mundësi qëndrimi ditor, ku zhvillojnë aktivitete jashtëkurrikulare.
Nëpër lagje fëmijët tanë do të kenë qendra rekreative dhe kande lojnash. Dhe lagjet do të jenë të sigurta; trotuaret të lira për të gjithë, e qentë endacakë të strehuem.
Për krejt këto e kam ni plan konkret e të zbatueshëm.
Nji mësim të madh e kam mësu prej gjyshit: Të mirën jo veç me e marrë, por edhe me e kthy. Me qenë i dobishëm për tjerët e për komunitetin.
Prandaj, misioni jem asht me dhanë, me jau kthy të mirën njerëzve të mi, qytetit tem!
Prishtinën tonë, nën drejtimin tem, me ekspertizën e aftësitë menaxhuese që zotnoj, do ta bëjmë qytet me karakter unik në botë.
Unë jam Përparim Rama dhe ky asht misioni jem.
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PrishtinaPraktike
#PrishtinaePaster
#PrishtinaePerjetimeve