Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë plan B apo C, përveç rrugës së integrimit në BE, gjatë konferencës për media me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve Nadia Calviño.
Rama vuri në dukje se forcimi i bashkëpunimit me Bankën Europiane të Investimeve do t’i sjellë Shqipërisë më shumë dije dhe investime.
“Për ne është shumë e rëndësishme nevoja për të bërë gjithçka të jetë e mundur për të mbështetur gjithë ata njerëz që u besojnë sipërmarrjes së lire dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që janë partnerët tanë më të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës. Tashmë ndihemi më të fortë duke patur Bankën Europiane të Investimeve për të mbështetur programin e madh për dyfishimin e sipërmarrjeve, që është saktësisht diçka që ka të bëjë me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Nuk është vlera e parave, por dija dhe mundësia për të mësuar si ato do të ecin në këtë drejtim. Shqipëria kurrë s’ka pasur një plan B dhe s’i ka hedhur sytë diku tjetër. Ne e dimë prej historisë që çdo plan B dhe C është pa liri individuale dhe pa barazi para ligjit. Kohët kanë ndryshuar, po shfaqen aktorë të tjerë ndryshe, por thelbi është aty”, tha Rama.
“Ka vetëm një qytet që shkëlqen mbi kodër për atë që ne duam më fort, që është liria jonë, dhe ky qytet është qartësisht BE për ne. E di që ka ende rrugë për t’u bërë për t’u bërë pjesë e BE, por jemi krenarë që kemi bërë gjëra që kanë ndryshuar marrëdhënien mes individit dhe shtetit. Po pres me padurim që të forcojmë bashkëpunimin me Bankën Europiane të Investimeve, pikë së pari për të marrë sa më shumë nga dija juaj e jashtëzakonshme dhe për t’ju bërë më shumë të investoni në Shqipëri. Tashmë kemi një bankë të re zhvillimi, të sapo themeluar të Shqipërisë, që është një instrument i ri, që shpresoj do përdoret jo vetëm nga ne, por edhe nga ju”, vijoi kryeministri.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar