Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Prishtinë, në vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit të tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë, raporton Botapress.info
I pari i Qeverisë shqiptare fillimisht zhvilloi takim me homologun e tij në Kosovë Albin Kurti, me ç’rast mbajtën edhe një konferencë për media.
Rama do të zhvillojë vizitë me të gjithë liderët e partive politike në Kosovë. Pas konferencës ai është nisur për të zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.