Sa i takon politikës së jashtme qeveria Rama 3 do të vijojë nismën e Ballkanit të Hapur e cila nuk është lojë e Serbisë por pjellë e procesit të Berlinit.
”Ballkani i hapur nuk është lojë e Serbisë, dhe as konspiracon rus apo kinez për të ringjallur jugosllavinë. Nuk është assesi devijim nga rruga e anëtarësimit në BE apo nga kornizat e procesit të Berlinit.Të gjitha këto janë përralla me gogol për të treguar pranë zjarrit digital në një luftë nga kolltuku e nga Facebook me një armik të deridjeshëm të cilin Kosova e Shqipëria e kanë mundur përfundimisht si armik në luftën reale me bomba e pushkë, sot e 20 e kusur vite përpara falë SHBA-së e UÇK-së”.
Rama thotë se politika kundër Ballkanit të Hapur e jo vetëm në Kosovë është e nxitur nga Tirana.
”Për Kosovën ne mund të flasim se u takon atyre të Kosovës të marrin vendime. Ama e njëjta gjë vlen dhe anasjelltas. Për Shqipërinë vendosin autoritetet e Shqipërisë edhe ata duhet të respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë vendimet e njëri- tjetrit t’i diskutojmë vëllazërisht me mendje të hapur por kurrësesi t’i shpallim si rusokinez e nostaligjiko sllav ata që mendojnë ndryshe..”
”Serbia po çe puna për Ballkanin e mbyllur, tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin. Shqipërisë nuk mund ti jepen leksione dhe vendimet sovrane të Shqipërisë nuk mund të negociohen askund. Koha do tregojë se kush ka të drejtë”/Botapress/.