Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ishin në Greqi me Kurtin, kur ky i fundit I ka thënë se nëse vjen ‘me neve’ nuk do të kesh probleme për projektet. Sipas Ramës, Kurti ia ka thënë këtë drejtpërdrejt dhe se Rama i është përgjigjër, “kush janë neve’.
Kurti sipas tij nuk sheh Kosovë e Shqipëri pa Vetëvendosje.
“Albin Kurti më ka thënë eja me neve, edhe nuk ka problem për projekte. S’je me neve atëherë kemi me t’i blloku krejt projektet. Më ka thënë personalisht, kemi qenë në Greqi kur erdhi si kryeministër deshti t’i prezantonte projektin për Lojërat Mesdhetare. Aty i thash kryeministër ne e kemi një projekt madhor për vendin, për kryeqytetin e gjithë Kosovën, ne duhet me bashkëpunu. Tha, eja me neve nuk ka problem. Çka me i tha, i thash po me neve jam, kush janë neve, populli është. Albin Kurti nuk sheh, Kosovë, Shqipëri, shqiptari përtej Vetëvendosjes”



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Për marrëveshje ku LDK-ja nuk është e përfaqësuar, s’kemi asnjë votë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
Përfundon takimi Kurti -Abdixhiku- Ende s’ka marrëveshje, Kurti optimist se do ta gjejë zgjidhjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,
Aktuale
Presidenti shqiptar Bajram Begaj trazon Serbinë me vizitën në Preshevë e Bujanovc
Vizita e presidentit të