Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, njofton se sot ka dalë rrugëve të kryeqytetit dhe ka takuar shumë qytetarë të kësaj ane.
Me anë të një postimi në Facebook ai bën të ditur se para tyre shpalosi planin për qytetin dhe se beson që së bashku me ndihmën e tyre Prishtina do të ndryshojë.
“Prishtina është shtëpia ime, Prishtina është qyteti që dua ta shoh shumë më mirë sesa është sot”.
“Sot, bashkë me Vlora Dumoshi ecëm rrugëve të qendrës, ku u takuam me qytetarët e kësaj zone. As shiu, as i ftohti nuk i ndalë punën qytetarëve tanë dhe kjo më bën të besoj se qyteti ynë së bashku me ndihmën e tyre do të ndryshojë”.
“Para tyre shpalosëm planin për Prishtinën”.
“Çdo bashkëbisedim me qytetarët e Prishtinës më jep energji dhe ide të reja”, shkroi Rama, i cili postoi edhe disa fotografi nga këto takime.