Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama e Arben Vitia u përballen për herë të parë në një debat televiziv para raundit të dytë të zgjedhjeve që pritet të mbahet më 14 nëntor, shkruan Gazeta Botapress.
Rama e Vitia kanë folur për programin e tyre në rast se do të qeverisin në kryeqytet.Mes tjerash kandidati i LDK’së dhe ai i VV’së kanë folur edhe për emërimin e drejtorëve në Komunën e Prishtinës.
Rama i tha Vitisë se duhet të jetë më mendje hapur për të mirën e kryeqytetit dhe shtoi se nuk e ka problem që edhe Vitia të jetë pjesë e kabinetit të tij.
“Më vjen keq që kështu mendoni, duhet të jeni mendje hapur për të mirën e kryeqytetit. Unë them se nuk e kam problem që edhe ju të jeni pjesë e kabinetit tim pa asnjë problem, po normal në bazë të CV-së, nëse ka më të mirë, atëherë më të mirët do ta marrin vendin, kjo është ideja që ta nxjerrim nga ky kaos qytetin”, tha Rama. /Botapress.info/