Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë të mërkurën ka folur për reciprocitetin me Serbinë.
Pos në gjuhën shqipe, ai ka folur edhe në atë serbe.
Latifi përfshihet sërish në debatin për shaminë: Kjo është historia tragjike e çikave të Kosovës
E ky element nuk iu ka ikur mediave në Serbi, të cilat kanë raportuar që kryeministri i Kosovës ka folur edhe në serbisht gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.
Kurti iu drejtua serbëve të Kosovës në gjuhën serbe, përkundër asaj që kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është edhe ministër i Kurtit, ka kërkuar nga ky i fundit që të “mos iu drejtohet serbëve në gjuhën serbe”.
Por Kurti s’e ka përfillur këtë kërkesë – e ka vepruar të njëjtën. Ka folur në serbisht kur është fjala për reciprocitetin në targa që do të hyjë në fuqi më 1 shtator.