Hungaria e vetmja anëtare e BE-së që votoi kundër marrëveshjes “të pabazuar dhe të pazbatueshme” të racionimit të gazit, thotë ministri i Jashtëm.
Hungaria ishte i vetmi vend anëtar i Bashkimit Evropian që votoi kundër një marrëveshjeje për racionimin e gazit këtë dimër. BE vendosi të reduktojë përdorimin e gazit për të parandaluar një goditje të rëndë të furnizimit, shkruan CNN.
“Rregullorja e BE-së për kursimin e gazit është e pabazuar, e pazbatueshme dhe shpërfill plotësisht interesat e popullit hungarez, prandaj qeveria hungareze ishte i vetmi shtet anëtar që votoi kundër miratimit të tij”, tha në Bruksel ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Péter Szijjártó.
Të martën, ministrat e energjisë të BE ranë dakord për një objektiv vullnetar për të reduktuar përdorimin e gazit me 15% midis gushtit dhe marsit 2023. Votat e secilit shtet anëtar nuk u bënë publike nga Komisioni Evropian.
Brukseli “ka bërë një hap tjetër drejt ekonomisë së luftës”, tha të martën kryeministri hungarez Viktor Orbán.