Një qytetar sot është ankuar në adresë të IndeksOnline se në Shtëpinë e Shëndetit në Ortopedi në Mitrovicë s’po e pranojnë pa një udhëzim, ndonëse më parë i thanë të lajmërohet pas orës 11:00.
Ai tha se ka ardhur me fëmiun e tij me dorë të thyer për t’u kontrolluar dhe i thanë që të kthehet pas orës 11:00. Mirëpo, sipas tij, ai ka mbetur duke pritur deri në ora 12:05 dhe se kanë pranuar, duke ia kërkuar një udhëzim.
Ai këtë e ka konsideruar të papërgjegjshme nga ana e stafit mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë, duke mbetur para dyerve me fëmiun me dorë të thyer./Botapress/