Vigan Qorrolli është eliminuar nga gara për t’u bërë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Gazeta Botapress.
Hilmi Jashari do të jetë pjesë e raundit të tretë të votimit për dy gjyqtarët e Kushtetueses pasi në votimin e përsëritur ka marrë më shumë vota se Vigan Qorolli.
Jashari dhe Qorolli kishin marrë vota të barabarta në raundin e dytë të votimit – nga 18, pas së cilës kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se nevojitet një votim tjetër për vetëm këta dy kandidatë.
Në procesin e votimit morën pjesë 75 deputetë, prej të cilëve vota ishin të pavlefshme 12.
Hilmi Jashari mori 38 vota, ndërsa Vigan Qorolli 25 vota. Në këtë mënyrë, Jashari i bashkëngjitet Etrur Malokut e Bardh Bokshit në raundin e tretë për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese./Botapress.info/