Qeveria vazhdon të “rekrutojë ekspertë”, 3100 euro në muaj për një IT

Qeveria ka kohë që është duke rekrutuar staf profesional përmes procedurave tenderuese.

Për tenderin Shërbime të veçanta-ekspertë në WEB, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve e udhëhequr nga ministri Hekuran Murati, ka nënshkruar një kontratë me Avdyl Krasniqin ekspert i ueb faqes, me pagë mujore prej 3 mijë e 100 eurosh.

Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Krasniqi i ka përmbushur kriteret dhe është vlerësuar me 90.43 pikë si kandidati më i mirë .

“Ministria e Financave Punës dhe Transfereve me rekomandim të Komisionit vlerësues shpërblen me kontratë kandidatin Avdyl Krasniqi, i cili i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, metodologji të përshtatshme, si edhe përvojë në fushën relevante, kërkuar në dosjen e tenderit. Kandidati është vlerësuar me pikë totale: 90.43 pikë, vlera totale e kontratës që ka ofertuar është 74,400.00 euro për 24 muaj, me vlerë mujore prej 3 mijë e 100 eurosh.”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.

 

ngjashme