Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, të hyrat buxhetore për vitin 2024 pritet të arrijnë në 3 miliardë e 28 milionë euro, që ai ka thënë se paraqet një rritje prej 5 për qind në raport me vitin paraprak.
Ky është polici i arrestuar në Dragash, dyshohet se sulmoi kolegun
“Rritja ekonomike në 2023-n pritet të përmbyllet me 4 për qind në terma realë, e 9 për qind në terma nominalë. Rritjes ekonomike do t’i paraprijë edhe një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve kapitale publike dhe orientimit në sektorë prioritarë. Presim që në 2024-n të hyrat e buxhetit të arrijnë në 3 miliardë e 28 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5 për qind në raport me vitin paraprak”, ka thënë Murati.
Kryeministri Albin Kurti, në këtë mbledhje ka thënë se Qeveria e tij, si asnjëherë më parë është përballur me më shumë sfida, se secila Qeveri që nga paslufta.
Ai ka thënë se në këtë mandat kanë menaxhuar pandeminë, kanë tejkaluar krizën energjetike dhe kanë mbështetur qytetarët për t’u përballur me inflacionin./Botapress.info/